Ish-kryetari i VV-së tregon nëse do t’i bashkohet Abdixhikut në LDK

Ish-kryetari i VV-së tregon nëse do t’i bashkohet Abdixhikut në LDK

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta rikthejë besimi tek elektorati i saj, pasi Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i saj, transmeton Insajderi.

Megjithatë, Ymeri është shprehur se nuk sheh ndonjë mundësi të rikthimit të Vjosa Osmanit në këtë parti.

Ndonëse, sipas tij, Abdixhiku është i përgatitur politikisht, ai nuk ka menduar t’i bashkohet në LDK.

Kjo pasi Ymeri ka pohuar se qëndron ideologjikisht ndryshe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Unë e vlerësoj zgjedhjen e Abdixhikut sepse është zgjedhje e mirë për LDK-në. Kjo s’do të thotë se pajtohem me politikat e tij, pasi ideologjikisht jam ndryshe prej LDK-së.

Unë më shumë i takoj socialdemokratëve sesa të majtës, ndërkohë që LDK-ja nuk do të bëjë një kapërcim të tillë, mirëpo unë mendoj se është vlerë për politikë-bërjen në Kosovë sepse kjo i shton edhe demokracisë, e veçanërisht pluralizmit një komponent të re”, ka thënë për EO ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës.

Tutje, drejtori i institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, ka thënë se Lumir Abdixhiku do të përballet me shumë sfida sidomos në rikthimin e besimit të elektoratit, pasi sipas tij, LDK-ja ka pasur një strukturë që ka punuar për interesa personale dhe jo të partisë./Insajderi.com