Ish-kryetari i Kamenicës publikon një video tjetër të xhandarmërisë serbe

Ish-kryetari i Kamenicës publikon një video tjetër të xhandarmërisë serbe

Ish-kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, ka publikuar një tjetër video ku shihen forca të armatosura të Xhandarmërisë Serbe, teksa kalojnë në Karaçevë të Kameniçës.

“Ja edhe video nga kamera e shtëpisë ku shihet qartë duke kaluar ushtarët serbë me disa qenë nëpër rrugën e lagjes sonë në Karaçevë të Poshtëme të komunës së Kamenicës, më 07.08.2020 rreth orës 18,05”, ka shkruar ai në Facebook.

Pas videove të publikuara ka pasur reagime të shumta në Kosovë kundër këtij veprimi të Serbisë, por KFOR ka deklaruar se ky kalim Xhandarmërisë Serbe ka qenë e kordinuar me ta, si një patrullim i përbashkët.

Në anën tjetër, banorët e këtij fshati kanë shprehur shqetësime për sigurinë  e tyre. /Insajderi.com/