![Ish-kryetari i kuvendit në Maqedoni: Zgjedhja e Xhaferit e paligjshme](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/04/A52A7694-B04E-4E14-8A6D-A3F211431E62_w1023_r1_s-730x440.jpg)
Kryetari i deritanishëm i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, i cili kryeson me seancën konstitutive të Kuvendit, tha se nuk e njeh zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.
Në një intervistë për televizionin Sitel, i afërt me partinë VMRO DPMNE të Nikolla Gruevskit, Veljanovski tha se zgjedhja e Xhaferit është bërë në kundërshtim me rregulloren mbi punën e Kuvendit dhe procedurat tjera ligjore.
“Zgjedhje e tij është bërë në mënyrë kontrabanduese, duke mos respektuar rregullat kuvendore. Nuk dihet as pjesëmarrja e deputetëve në votim. Procedura u zhvillua pas mbylljes së seancës. Nuk kishte as transmetim televiziv në kanalin kuvendor. Vendimi nuk mund të kalojë as në gazetë zyrtare që është kusht për zyrtarizimin e tij. Kështu që gjithçka që ka ndodhur është jolegjtime”, ka deklaruar Veljanovski duke përjashtuar çdo mundësi që t’ia dorëzojë kabinetin kryetarit të ri.