Ish-luftëtarë e UÇK-së protestojnë në mbështetje të ish-komandantëve që janë në Hagë

Ish-luftëtarë e UÇK-së protestojnë në mbështetje të ish-komandantëve që janë në Hagë

Dhjetëra ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të ish-komandantëve të kësaj ushtrie që gjenden në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Insajderi.

Protesta është organizuar nga Nuredin Gashi, ish-luftëtar i UÇK-së, ndërkaq protestuesit me vete kanë pasur flamujt kombëtar e po ashtu edhe parulla me mbishkrimin “Unë jam veç çlirimtar, kështu më deshi lira”,

Protestuesit deklaruan se kërkojnë lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reagojë për ish-komandantët që janë në Hagë.

Të tilla protesta në përkrahje të komandantëve të UÇK-së, janë organizuar edhe më parë./Insajderi.com