Faik Zogaj, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, shkruan Insajderi.
Zogaj ka bërë me dije se është ftuar në cilësinë e të akuzuarit.
Përmes shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka theksuar se nuk do ti përgjigjet kësaj gjykate pasi nuk e njeh.
“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem më datë 21.03.2020, sepse unë personalisht nuk e njoh ketë Gjykatë derisa kjo gjykatë t’i dënon kriminelet që më i vranë më të dashurit e mij brenda në shtëpi”- ka shkruar Zogaj, përcjell Insajderi.
Lexo gjithashtu:
Prokurori i Specializuar i ka dorëzuar aktakuza Gjykatës Speciale