Ish-menaxheri i fushatës së Trumpit synon ta bind Kosovën për lobim në Shtëpinë e Bardhë

Ish-menaxheri i fushatës së Trumpit synon ta bind Kosovën për lobim në Shtëpinë e Bardhë

Kompania “Avenue Strategies” në pronësi të Corey Lewandowski, ish-menaxheri i kampanjës së Donald Trumpit, që ishte shkarkuar nga vet biznesmeni miliarder që fitoi zgjedhjet duke u bërë  bë president i Amerikës, ka gjetur treg të ri në fushën e lobingut.

Lewandowski dhe Berry Bennett, dy udhëheqësit e kësaj kompanie kanë treguar për gazetën amerikane “Politico” se janë afër marrëveshjeve me qeveri të vogla për të cilat do të kryejnë shërbime lobingu tek zyra e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Madje ekipi i kompanisë së tyre, tashmë kanë zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë të Qeverive të ndryshme në botë. Gjatë javës së fundit ata janë takuar edhe me zyrtarë nga Shqipëria dhe Kosova, raporton Insajderi.

“Ne kemi takuar një numër të madh zyrtarësh”, ka thënë Bennett.

“Është një treg i madh, kjo është e sigurt”, ka shtuar ai teksa ka komentuar vizitat e tyre të fundit në Ballkan.

Kompania e Lewandowskit është vetëm një nga kompanitë e reja të drejtuara nga njerëz të afërm me Donald Trumpin, sidomos ata që e kanë ndihmuar presidentin gjatë fushatës parazgjedhore brenda partive dhe më pas në nivel vendi. Ndërsa kompanitë ekzistuese të lobingut në Amerikë, kanë marrë brenda firmave të tyre njerëz të tjerë të lidhur me Trumpin. Madje njëra nga këto kompani SPG ka lidhur një marrëveshje me qeverinë  e Zelandës së Re. Ata do të paguhen 25 mijë euro në muaj për ta quar çështjen e këtij shteti më afër presidentit amerikan.

Por në këtë treg tashmë janë edhe kompanitë e reja, sikurse “Avenue Strategies” që drejtohet nga Lewandowski, është e lidhur ngushtë me Trump-in. Firma ka punësuar Ed Brookover dhe Jason Osborne, i cili ka punuar si këshilltar i lartë i Trump-it në fushatë, bashkë me Mik Rubino, që mbikëqyri fushatën e Trump-it në disa shtete sikurse Virgjia.

Osborne ka konfirmuar se firma për të cilën ai ka tash tre muaj që punon është takuar me zyrtarë të lartë nga Shqipëria dhe Kosova, raporton Insajderi.

Ai nuk ka dashur të përmend emra të shteteve të tjera, por tha se anëtarët e tjerë të kompanisë kanë diskutuar me vende të ndryshme si Afrika, Azia dhe Amerika Latine, duke mos lënë anash as vendet e vogla në Evropë.

Teksa kompania e tij është e hapur që të loboj për vendet e huaja në Washington, Osborne tha se përpjekjet e para janë të drejtuara për të punuar në fushatat parazgjedhore në zgjedhjet e vendeve të huaja .

“Duke pasur një mësim të madh nga fushata e Trumpit po e ofrojmë si shërbim edhe për vendet e tjera”, tha Osborne.

“Ne jemi të hapur që të kryejmë punë të ndryshme për qeveritë e huaja. Fokusi jonë është sesi mund t’i ndihmojmë këto qeveri të vogla që të kenë sukses në zgjedhje”, ka shtuar ai.

Kompania nuk e ka bërë të ditur se me cilët zyrtarë janë takuar në Kosovë dhe Shqipëri, raporton Insajderi.

Por ajo çfarë gazetat amerikane kanë shkruar sot vë në pah faktin se kompanitë e lobingut që kanë qenë deri më tani e kanë të kufizuar qasjen në administratën e Trump-it për shkak të qëndrimeve kundër presidentit amerikan.

Për këtë arsye, edhe kanë lulëzuar kompanitë reja të lobingut, drejtuesit e të cilët janë të lidhur ngushtë me presidentin./Insajderi.com