Ish-ministri akuzohet për “sulm seksual”, thotë se ishte “montazh”

Ish-ministri akuzohet për “sulm seksual”, thotë se ishte “montazh”

“Kam qenë që 55 dite pa faj në paraburgim, e ky është një montazh. Është një vendim i drejtë nëse unë mbrohem ne liri, se jam i pafajshëm, apo eventualisht të me caktohet ndonjë masë tjetër”.

Kjo ishte deklarata e ish-ministrit të shëndetësisë, Numan Baliqi, gjatë seancës në Gjykatën Themelore në Peje ku po akuzohet për “sulm seksual”.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 shtator 2020, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Numan Baliq akuzohet se me 12  gusht 2020, rreth orës 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pikërisht në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor, duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e cyt të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, përderisa e njëjta, në natën kritike, duke qenë nënë dhe shoqëruese e fëmijës 6 muajsh, ishte e hospitalizuar në dhomën numër 5, në repartin e ortopedisë në spitalin e lartcekur.

Gjykata Themelore ia caktoi masën e paraburgimit shtëpiak, Baliqit, i cili nuk pranoi fajësinë.

Ndërsa, avokatja Mulhaxha kërkoi që klientit të saj t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me ndonjë masë tjetër. /Insajderi.com