Ish-ministri dhe diplomati çek, Jaroslav Basta, teksa ka folur për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ka thënë se “spastrimi etnik nganjëherë tingëllonte pak trillues”, transmeton Insajderi.
Ai beson se arsyeja kryesore e intervenimit të NATO-s në Kosovë ishte frika nga emigrantët, që sipas tij, do të kolapsonin ekonomikisht Evropën.
“Pra, Evropa kërcënohet nga deri në shtatë milion refugjatë më shumë. Kjo ishte arsyeja kryesore pse NATO shkoi për të, gjithçka tjetër vjen nga lajmet e rreme”, ka deklaruar për mediumin çek ‘Irozhlas’.
Derisa e dha këtë deklaratë, Basta i ka dalë në krah edhe presidentit, Milosh Zeman, për kërkim faljen ndaj Serbisë për bombardimet e NATO-s.
“Ne kemi marrë një vendim më shumë se njëzet vjet më parë dhe kërkim falja ka të bëjë me vendimin që ishte atëherë, jo me situatën që është tani. Unë gjithashtu e perceptoj atë nga këndvështrimi i një personi që vlerëson vendimet e tij për të kaluarën, dhe edhe pse ai e di se ishte e nevojshme, ai është gjithashtu i vetëdijshëm për efektet negative”, ka thënë ai.
Megjithatë, ai ka kërkuar shkarkimin e presidentit Zeman, duke thënë se “Presidenti Zeman kërkon falje pas njëzet vjetësh dhe nuk e di që Ushtria Çlirimtare Kosovës nuk është më në pushtet në Kosovë”.
“Fakti që Presidenti Zeman kërkon falje pas njëzet vjetësh dhe nuk e di që UÇK nuk është më në pushtet në Kosovë, është e pakuptimtë, është një temë për të cilën politika Çeke duhet të vendosë. Jo për gjërat para njëzet vjete. Këto shkarje po e dëmtojnë Republikën Çeke dhe Millosh Zeman duhet të shkarkohet menjëherë”, ka deklaruar ai.
Ditë më parë, Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman ka kërkuar falje për fushatën e bombardimit mbi Serbinë nga ana e forcave të NATO-s në vitin 1999.
“Akti (bombardimet) tregoi mungesë kurajo. Ju lutem për falje me qëllim që të zgjidhë traumat e mia afatgjata, sepse të kërkosh falje është çliruese”, ka thënë ai gjatë takimit në Pragë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç. /Insajderi.com