Ish-ministri me gjashtë kredi në familje

Ish-ministri me gjashtë kredi në familje

Ish-ministri për Energji dhe Miniera, Ethem Çeku, i cili aktualisht është dekan në Fakultetin e Edukimit, ndonëse vazhdimisht ka ushtruar funksione të larta publike, siç duket, atij nuk i kanë mjaftuar ato para, por i është dashur të futet në disa kredi.

Në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ai i ka paraqitur tri kredi në emrin e tij, një kredi në emër të gruas dhe dy kredi tjera në emër të fëmijëve.

Tri kreditë e Çekut arrijnë vlerën e mbi 25 mijë eurove. Kurse kredia e bashkëshortes së tij arrin në 15 mijë euro.

Në listën e kredive familjare ai ka paraqitur edhe dy kredi të fëmijëve të cilat kapin shumën e mbi 26 mijë eurove.

Por jo vetëm kaq. Në familjen e ish-ministrit Çeku mbitërheqja bankare ka arritur vlerën e 21 mijë eurove.

Ai është kujdesur që të ketë edhe më shumë se kaq. Në formular i ka paraqitur dy kredit kartela që kapin shumën e 6 mijë eurove.

Ethem Çeku është dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetit e Prishtinës që disa vjet. Paga e tij arrin rreth 5 mijë euro, përfshirë shtesat dhe honorarët.

Ndonëse në formularin e deklarimit të pasurisë kërkohet që të jepen detaje për të ardhurat vjetore, janë mbi 21 mijë euro për të cilat Çeku nuk ka dhënë asnjë informatë.

Paga e bashkëshortes së tij arrin mbi 4 mijë euro, kurse të ardhurat nga biznesi i fëmijëve i ka paraqitur në vlerën e 16 mijë eurove.

Në të dhënat e formularit Çeku ka paraqitur vetëm një lokal biznesi, por jo edhe ndonjë shtëpi apo banesë./Insajderi.com