Ish-ministri i Shëndetësisë thirrje Qeverisë Kurti të merren masa: Jemi para kolapsit

Ish-ministri i Shëndetësisë thirrje Qeverisë Kurti të merren masa: Jemi para kolapsit

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, që të merren masat e nevojshme kundër Coronavirusit, pasi siç ka thënë ai, vendi është para kolapsit, përcjell Insajderi.

Ai është shprehur se vetëm ata që janë ballafaquar direkt me sëmundjen, ata që kanë pasur vdekje në familje, si dhe punëtorët shëndetësorë “e kuptojnë se nëpër çka po kalojmë”.

“Shpresojmë që ABC-ja e kujdesit kundër Covid-19 të ri zbërthehet drejt dhe të merren masat e nevojshme se jemi para kolapsit!

Vetëm ata që janë ballafaquar direkt me sëmundjen, ata që kanë pasur vdekje në familje dhe punëtorët shëndetësor e kuptojnë se nëpër çka po kalojmë”, ka shkruar Rrahmani në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com