Ish-ministri ironizon me 100 ditshin e qeverisë Haradinaj

Ish-ministri ironizon me 100 ditshin e qeverisë Haradinaj

Ish-ministri i shëndetësisë, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ironizuar me 100 ditshin e Qeverisë Haradinaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Fcebook, Rrahmani ka shkruar se qeverisë aktuale duhet me ja dhënë dorën për këto punë:

“Me PR-in e mirë, ka arritur “HIQIN ” ta shes mjaft shtrejt, kush nuk ka guxu me i protestu a gjuajt me gurë e gaz për të njejtat problematika t’para tri viteve, ka amortizu “aktivitetet” sindikale përkundër premtimeve të pa përmbushira, ka thy rekorde në emrime!”, ka shkruar Rrahmani.

Deri sa në fund të shkrimit ai ka shkruar “Mjaftueshëm për njēqinditëshin!”.

Kujtojmë se gajtë ditës së djeshme kryeministri Haradinaj ka dorëzuar raportin e tij 100 ditësh presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli. /Insajderi.com