Ish-ministri Rikallo anëtar në KQZ – emërohet zv.drejtor në Zyrën e Serbisë për Kosovën

Ish-ministri Rikallo anëtar në KQZ – emërohet zv.drejtor në Zyrën e Serbisë për Kosovën

Ish-ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, është emëruar me vendim të Republikës së Serbisë, ndihmës i drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, transmeton Insajderi.

Siç shkruan media serbe ‘Kossev’, ky vendim është marrë në mbledhjen e 12 nëntorit, ndërsa Rikallo këtë funksion do ta kryej në sektorin për mbështetjen ekonomike të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Rikallo njëherësh është përfaqësues në KQZ nga Lista Serbe.

Në këtë pozicion, Rikallo do të zëvendësojë Zoran Bojoviqin, i cili në po të njëjtën mbledhje të Qeverisë është shkarkuar nga detyra. Rikallo nga marsi i vitit të kaluar punon në Ministrinë e Bujqësisë në Serbi, si sekretar shtetëror. /Insajderi.com