Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Isa Mustafës, Imet Rrahmani, thotë se beson që në vitin 2021 do të përfundojë pandemia COVID-19, transmeton Insajderi.
I ftuar në emisionin “Kallxo Pernime” të gazetares Jeta Xharra, Rrahmani thotë se nëse fillon vaksinimi edhe Kosova do t’i arrijë shpejt vendet e tjera që kanë filluar vaksinimin.
“Besoj që po. Nëse fillon vaksinimi shpejt në Kosovë, besoj që Kosova duke iu falenderu strategjisë së IKShPK-së që e ka për vaksinimin, do të mbërrijë shpejt vendet tjera që kanë fillu para neve vaksinimin”, ka thënë si.
Rrahmani tutje tha se Qeveria e Kosovës është dashur të mendojë edhe për gjendjen ekonomike në vend.
“Mendoj që Kosova apo Qeveria është dashur të mendojë edhe për gjendjen ekonomike, rënien e bizneseve, kolapsin ekonomik, mirëpo krejt këto kanë ndikuar që ne të kemi herë-herë ngritje të madhe, por jo jashtë normave që e kanë edhe vendet e tjera”, ka thënë Rrahmani. /Insajderi.com