Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, ka drejtuar akuza të rënda mbi familjarët e Duda Balje dhe zëvendëskryeministres, Emilja Rexhepi.
Për babain e Balje, Baliq, tha se ai “ka vrarë” shqiptarë.
Shtoi se Duda Balje është gorane, jo-boshnjake – si e tillë “nuk mund të përfaqësojë boshnjakët”.
“Duda Balje është grua që është gorane, jo boshnjake, vajza e Jasmidin Koska, që ka bashkëpunuar me forcat serbe. Ka pasë uniformë paraushtarake. Ai ka punuar bashkë me ta dhe në luftë kanë vrarë shqiptarë”, ka thënë Baliq në Klan Kosova.
Akuza kishte edhe për prindin e gruas që tash zëvendëson kryeministrin e Kosovës.
“Bejdain Dani, babai i Emilja Rexhepit ka qenë komandant i shtabit territorial për Prizren. Ai ka rekrutuar tërbeshë dhe goranë që të luftojnë kundër shqiptarëve në Koshare”, tha ai. /Insajderi.com