Ish-ministri Shëndetësisë që akuzohet për sulm seksual: Është montim nga politika

Ish-ministri Shëndetësisë që akuzohet për sulm seksual: Është montim nga politika

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Balic, ka thënë se “rasti ndaj tij është i montuar nga politika për eliminimin e tij fizik”.

Këto deklarata ai i bëri të mërkurën në seancën e radhës të Gjykatës Themelore në Pejë.

Balic akuzohet për veprën penale “sulm seksual”, ku dyshohet se ai ka sulmuar seksualisht një paciente e cila ishte bashkë me fëmijën e saj gjashtë mujor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Ngjarja kishte ndodhur më 12 gusht të këtij viti, njofton Insajderi.

Ndër tjerash Numan Balic, tha se gruan që akuzohet se e ka sulmuar seksualisht nuk e kishte njohur kurrë më parë dhe që me të ka pasur vetëm bisedë.

‘‘Sa i përket karakterit të çështjes që është ngritur ndaj meje, po du me e theksu që është një shpifje ordinere dhe një skenarë i përgatitur prej pacientes A.I, që unë nuk e njoh dhe nuk e kam parë kurë në jetën time, pastaj roja që ka qenë Ademi, janë njerëz të fuqishëm që  janë kundërshtuar politikë, që kanë përkrahje politike nga partitë e mëdha në Prishtinë, që marrin pjesë edhe në Qeverinë aktuale, me qëllim të vetëm të eliminimit fizik të Numan Balliçit, njollosja publike e  tij dhe dëmtimi i imazhit i një njeriut që është njohur në krejt Kosovë si një njeri i ndershëm, moralshëm dhe ai që ka kontribuar shumë për shqiptarët dhe Kosovën’’, ka thënë Balic. /Insajderi.com