Ish-Presidenti i Shqipërisë flet për zgjedhjet e nesërme, tregon çfarë mund të ndodhë

Ish-Presidenti i Shqipërisë flet për zgjedhjet e nesërme, tregon çfarë mund të ndodhë

Ish-Presidenti, Alfred Mosiu, ndërsa ka komentuar situatën politike të krijuar në vend, i pyetur nëse rrezikon të ketë përplasje civile në votimet e 30 qershorit, u shpreh se nuk beson të ndodhë një gjë e tillë.

I ftuar në “Kjo Javë”, në “News24”, Moisu u shpreh se mund të ketë incidente sporadike, por shtoi se të tilla ka pasur edhe në kohën e komunizmit.

“Unë nuk besoj të ketë përplasje civile, mund të ketë incidente sporadike, ka pasur gjithnjë, edhe në kohën e diktaturës. Jemi një populli vogël, dhe gjithmonë edhe kur kemi kaluar situata të vështira, nuk ka pasur përplasje, nuk besoj kurrë të ketë shqiptarë të arrijnë të ndeshen me njëri-tjetrin”, u shpreh ish-Presidenti.