Ish-presidenti Nishani: Tirana duhet të reagojë ndaj provokimit të Vuçiqit

Ish-presidenti Nishani: Tirana duhet të reagojë ndaj provokimit të Vuçiqit

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj veprimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Insajderi.

Në një shkrim në Facebook, ai tha se provokimi i Vuçiqit mbi Republikën e Kosovës është një provokim dhe kërcënim mbi sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit.

“Nuk është aspak e largët koha kur Serbia për hegjemoni nisi luftëra të përgjakshme në rajonin e Ballkanit, kundër Sllovenisë, kundër Kroacisë, kundër Bosnje-Herzegovinës e kundër Kosovës”, shkroi Nishani.

“Luftërat e nisura nga Serbia, i shkaktuan këtij rajoni mijëra viktima, gjenocid, shkatërrime masive dhe eksod të popujve drejt Evropës”.

Sipas tij tentativa e provokime të njëjta përsëri, janë një “ogur” i keq për paqen e stabilitetin ne kufijtë evropian.

Nishani shprehet se megjithëse ky një kërcënim e provokim i hapur, nuk pati asnjë reagim apo denoncim nga Tirana zyrtare.

“Turp e paçin faqen e zezë!”, tha ai.

“Nuk mund të presësh gjë tjetër prej argatëve të Beogradit në Tiranë, veç heshtjes”, përfundoi Nishani./Insajderi.com