Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se duhet përpjekje të mos thellohet kriza politike.
Kjo deklaratë e saj erdhi pasi Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur seancë për votimin e Presidentit.
“Neve gjithmonë duhet të mundohemi që të mos thellojmë më tutje krizat politike. Neve ja kemi obligim shtetit, gjithë secilit qytetar të Kosovës qe të gjejmë zgjidhje që hyjnë në funksion të mëtutjeshëm të proceseve që kalon Kosova”.
Atifete Jahjaga kishte ardhur në zgjedhje gjatë një krize politike në vitin 2011. /Insajderi.com