Ish-presidentja Jahjaga dhe ministrja Bishop flasin për raportet Kosovë-Australi

Ish-presidentja Jahjaga dhe ministrja Bishop flasin për raportet Kosovë-Australi

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin Global të Gruas në Sydney, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me ministren e Jashtme të Australisë, Julie Bishop.

Gjatë këtij takimi, Jahjaga falënderoi ministren Bishop për mbështetjen e vazhdueshme të Australisë gjatë proceseve të ndryshme të shtetndërtimit të Kosovës.

Në veçanti, Presidentja Jahjaga kërkoi përkrahje të mëtutjeshme nga qeveria e Australisë sa i përket njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare.

Ministrja Bishop theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Australisë, me ç’rast shprehu gatishmërinë e institucioneve Australiane për përkrahje të vazhdueshme ndaj Kosovës në fushat si fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri si dhe në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.