
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dalë për të votuar, njofton Insajderi.
Jahjaga përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Ajo ka shkruar se duhet të “votoni sot për të ardhmen që doni ta keni nesër”.
“Sot shfrytëzova të drejtën time për të votuar dhe i bëj thirrje secilit prej jush, qytetarëve të Kosovës, ta shfrytëzoni këtë të drejtë dhe t’i votoni kandidatët e juaj të preferuar për Kuvendin e Kosovës!
Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë element kyç i sistemit demokratik të cilin synojmë ta zhvillojmë dhe ta forcojmë edhe më tej. Vendosni maskën dhe votoni sot për të ardhmen që doni ta keni nesër”, ka thënë ajo./Insajderi.com