Ish-sekretarja e Ivanoviqit lirohet nga arresti

Ish-sekretarja e Ivanoviqit lirohet nga arresti

Ish-sekretarja e liderit të vrarë serb, Demokraci, Drejtësi, Liri, Oliver Ivanoviqit, Silvana Arsoviq është liruar nga arresti.

Ajo u la e lirë pas dhënies së deklaratës në Prishtinë. Vendimin e mori prokurori përkatës, shkruan gazeta serbe, Danas.

Dje asaj i ishte caktuar mbajtja 48 orëshe, me arsyetimin se dyshohej për “ndihmë në kryerje të veprës penale të vrasjes”.

Ajo ishte arrestuar dje nga Policia Speciale e Kosovës në Mitrovicë.