Ish-shoferi i Behgjet Pacollit, tash konsull, i shpëton vendimit të Konjufcës

Ish-shoferi i Behgjet Pacollit, tash konsull, i shpëton vendimit të Konjufcës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se vendim për shfuqizimin e vendimeve të kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 të Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Në mesin e 14 konsujve të shkarkuar nuk është edhe Faruk Bytyqi konsull në Konsullatën e Kosovës në Strugë të Maqedonisë së Veriut, e hapur tash së fundi, shkruan Metro.

“Z. Faruk Bytyqi, me gradën sekretar i dytë, caktohet të shërbejë në Misionin Konsullor të Republikës së Kosovës në Strugë/Republika e Maqedonisë Veriore, me mandat katër (4) vjeçar. Z. Faruk Bytyqi fillon realizimin e detyrave dhe obligimeve të tij si sekretar i dytë në misionin konsullor në Strugë, nga data 15.02.2020”, thoshte vendimi.

Kujtojmë, që Konjufca në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky vendim për shfuqizimin e vendimeve të kundërligjshme atakon 14 konsuj në disa Ambasada të Republikës së Kosovës në botë.