Ish-ushtari i UÇK-së apelon tek shqiptarët që t’i tolerojnë të burgosurit serbë

Ish-ushtari i UÇK-së apelon tek shqiptarët që t’i tolerojnë të burgosurit serbë

Ushtari i UÇK-së, Anton Lekaj, i cili u lirua dje pas 13 vjetësh qëndrim nëpër burgjet e Serbisë, ka thënë se ka kaluar mirë me të burgosurit serbë dhe ka apeluar tek shqiptarët që nëse ndajnë qelitë me të burgosur serbë, t’i tolerojnë ata.

“Të burgosurit serbë më kanë befasu. Ata janë sjellë mirë me mua”, ka thënë Lekaj në një bisedë me RTV Dukagjinin, njofton Gazeta Online Insajderi.

Lekaj, i cili njihet me nofkën “Pinço”, u ka bërë kërkesë shqiptarëve që kanë shokë të qelive të burgosur serbë, të sillen mirë me ta.

“Nëse kemi në burgjet e Kosovës serbë të burgosur, kërkoj që të ketë tolerim për ta sepse unë asnjëherë nuk pata probleme”, u shpreh Lekaj.

Ai deklaroi se ishte ushtari i vetëm i UÇK-së në burgjet e Serbisë. /Insajderi.com