Ish-zëvendëskryeministrja i del në mbrojtje mjekut nga Podujeva që nuk i ofroi ndihmë qytetarit

Ish-zëvendëskryeministrja i del në mbrojtje mjekut nga Podujeva që nuk i ofroi ndihmë qytetarit

Ish-zëvendëskryeministrja e Qeverisë Hoti, Albulena Balaj-Halimaj, i ka dalë në mbrojtje mjekut në Podujevë, i cili në një video të publikuar në media të enjten mbrëma shihet se nuk i ofron ndihmë një qytetari të sëmurë.

Balaj-Halimaj në një status në llogarinë e saj Facebook ka arsyetuar shprehjen e mjekut nga Podujeva i cili ka thënë “Dreq nuk jam këtu”, me punën e palodhshme  që bëjnë ata çdo ditë.

Ajo më tej ka shtuar se mjekët çdo ditë janë të detyruar të përballen dhe të kumtojnë lajme deri ato më të këqija për pacientët, por sipas saj, kjo nuk e arsyeton faktin se ata duhet të sillen keq me pacientët tjerë.

“Jam e sigurt se asnjë sëmundje, lëndim, operim, vdekje etj nuk e bën asnjë mjek të lumtur. Mjeku bëhet i lumtur kur ka sukses në pacientë” ka shkruar ajo./Insajderi.com

Mjeku: “Dreq nuk jam këtu”-mirë e ka.

Shoqëruesi i pacientit ndoshta ka respektuar orarin e vet të punës (meqë nuk e…

Posted by Albulena Balaj Halimaj on Thursday, April 15, 2021