Ish-zëvendësministri i AAK-së thotë se do ta votojë VV-në

Ish-zëvendësministri i AAK-së thotë se do ta votojë VV-në

Ish-zëvendësministri i Ambientit në Qeverinë Haradinaj, Besim Demi, ka deklaruar se në zgjedhjet e 14 shkurtit ka vendosur që ta votojë Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Demi i cili njëherësh ishte anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se VV-në do ta votojë për herë të parë, “për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për shtet, për komb”.

“Edhe unë si KREJT kam vendos me votu DREJT. Pas dy dekadave votimi për AAK-në në zgjedhjet Parlamentare për herë të parë do të votoj ndryshe dhe do të votoj VV, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për Shtet, për Komb.”, ka shkruar ai.

Besim Demi ka dhënë dorëheqje nga AAK-ja rreth një muaj më parë./Insajderi.com