Ish-zëvendësministrja e jashtme infektohet me COVID-19: Ndjej dhimbje të forta, egërsi e papërshkrueshme

Rejhan Vuniqi, ish-zëvendësja e Behgjet Pacollit, është infektuar me COVID-19. Ajo ka treguar se po vuan nga dhimbjet që po ia shkakton virusi, derisa ka lutur njerëzit që “kurrë” të mos e largojnë maskën nga fytyra kur janë jashtë shtëpisë.

Ish-zëvendësministrja e jashtme infektohet me COVID-19: Ndjej dhimbje të forta, egërsi e papërshkrueshme

Dhimbje të forta dhe një egërsi e papërshkrueshme.

Kështu e ka thënë se po ndjehet, Rejhan Vuniqi, ish-zëvendësministre e Punëve të Jashtme e Kosovës, pasi është infektuar me COVID-19, njofton Insajderi.

Ajo për gjendjen e saj ka njoftuar përmes llogarisë në Facebook, derisa ka shtuar se edhe derisa e shkruante statusin njoftues ndjente dhimbje të forta.

“Virusi COVID-19 mbërriu edhe tek unë, me një egërsi të papërshkrueshme, sa që edhe tani kur po shkruaj këtë postim, ndiej dhimbje të forta në gjithë trupin”, përshkruan gjendjen e saj Vuniqi.

Ish-zëvendëskryeministrja ka lutur qytetarët që “kurrë mos i largoni maskat nga fytyra kur të jeni jashtë” dhe “dezinfektoni duart sa herë që të keni kontakt me dikë dhe më e rëndësishmja, rrini sa më shumë në distancë me njerëzit që i takoni”.

“Njerëzit asimptomatik dhe ata që hezitojnë të bëjnë testin edhe pse kanë simptoma, janë rreziku më i madh”./Insajderi.com