ISHP: Në 24 orë u kontrolluan 4700 udhëtarë për koronavirus

ISHP: Në 24 orë u kontrolluan 4700 udhëtarë për koronavirus

Pas përhapjes në masë në Itali dhe në vende të tjera të koroanvirusit, gjatë 24-orëve të fundit janë kontrolluar 4700 udhëtarë në pikat kufitare hyrëse në Shqipëri.

Shifrat janë dhënë nga Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në Shqipëri, Eugena Tomini, e cila është shprehur se në të gjithë doganat e Shqipërisë dhe në aeroport janë marr masat e nevojshme për të parandaluar ardhjen e koronavirusit në vendin tonë.

Tomini ndër të tjera ka theksuar se 8 rastet të dyshuara me koronavirus, kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe kanë rezultuar të pastër.
“Asnjë rast nuk është konfirmuar me koronavirus. Respektoni masat higjeo-sanitare. Tregu farmaceotik është privat, ministrja po monitoron çmimet. Deri më tani janë kryer analizat për 8 persona, por kanë rezultuar negative. Personat që vijnë nga vendet e prekura nga virusi duhet të telefonojnë në numrin 127. Çdo udhëtim, linjë nga Italia monitorohet në bazë të gjitha masave. Theksoj se udhëtarët që janë vlerësuar kanë marrë rekomandimin e duhur për vetëkarantinim. Nuk raste të dyshuara. 4300 raste janë vlerësuar vetëm në nivelin e aeroportit, pjesa tjetër në pikat kufitare tokësore. Për të gjithë udhëtarët që vinin nga Lombardia kemi këshilluar vetëkarantinim, jo për të gjithë ata që vinin nga e gjithë Italia. Sistemi shëndetësor ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet. Kemi dyfishim të respiratorëve përballon të gjitha kapacitetet e nevojshme” është shprehur ndër të tjera Tomini.

Në përfundim të mbledhjes së Task-Forcës, drejtuesja e Shërbimit të Inteligjiencës Epidemiologjike, Eugena Tomini iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë sa më shumë kujdes me higjienën personale, ndërsa shtoi se maskat duhet të përdoren vetëm në rastet kur personi është i infektuar ose kur ka kontakte me njerëz të prekur.

“Ju këshillojmë të gjithë qytetarëve të përdorin bërrylin, për të mos përdorur dorën. Të minimizojmë prekjen e gojës, hundës. Të përdoren maska vetëm kur jeni të sëmurë apo keni kontakte me persona të sëmurë. Nuk rekomandohet përdorimi i maskës, kur nuk jeni të sëmurë dhe nuk keni kontakte me persona të prekur.Të gjithë rastet që kanë ardhur nga Kina janë monitoruar nga ana jonë, si është karantinimi, deri në një moment të dytë të situatës. Çdo linjë e ardhur nga Italia monitorohet. Udhëtarët që janë evidentuar dhe vlerësuar në pikat kufitare kanë marrë rekomandimin e duhur. Nëse vijnë nga vendet, ku Italia ka vendosur karantinim, ata udhëtarë nuk dalin nga karantina. Shpresojmë që edhe kjo virozë të ketë një tendencë në ulje me rritjen e temperaturave. Diagnoza bëhet në laboratorin e Inspektorit të Shëndetit Publik dhe rezultati i analizës del për 8-12 orë. Kemi dyfishimin e respiratorëve. Ky dyfishim përballon të gjitha kapacitetet e nevojshme”, u shpreh ajo ndër të tjera/TopChannel/.