“Ishte ditë e zezë, ditë e tmerrshme”, Ferdonije Qerkezi kujton 27 marsin e para 22 vjetëve

“Ishte ditë e zezë, ditë e tmerrshme”, Ferdonije Qerkezi kujton 27 marsin e para 22 vjetëve

Ferdonije Qerkezi nga Gjakova, gruaja të cilës i është marrë burri dhe katër djemtë e saj më 27 mars të vitit 1999, është rrëfyer për këtë ditë në përvjetorin e 22-të, njofton Insajderi.

Nga shtëpia muze e saj në Gjakovë, ajo rrëfeu sërish përjetimet dhe vuajtjet e 22 vjetëve më parë.

“Pikërisht në këtë shtëpi hyn policia serbe në ora 11, na kanë kontrollu kush jemi, ajo ditë, si sot, si para 22 vjetëve, është e njëjta ditë për mu, ohhh…u kanë një ditë e zezë për mu”, u shpreh Qerkezi, në T7.

Kështu, edhe sot, pas kaq vitesh e ka të vështirë t’i mbajë lotët kur përmend fëmijët dhe burrin e saj. “Ditë e zezë, ditë e ranë, ditë e tmerrshme”, shtoi zonja Ferdonije. /Insajderi.com