Ishte duke punuar – kosovari rrëzohet nga kulmi i shtëpisë

Dje në rrugën “Kurrila” në Prizren, një person është rrëzuar nga kulmi i shtëpisë.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe për pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët e punës dhe sipas policisë, rasti është duke u hetuar.