Ishte në kolonë drejt një ahengu, nga vetura gjuan me armë

Ishte në kolonë drejt një ahengu, nga vetura gjuan me armë

Në fshatin Carrabregu i Epërm, Deçan, një person është arrestuar pasi ka gjuajtur me armë nga vetura.

Në fakt ai ishte duke festuar pasi kishte aheng, e në kolonë derisa po priste me veturë, gjuajti në ajër me armë.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma me gazë me 51 fishek cal.9 mm.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet nga policia.