Ishte vatra e coronavirusit në Kosovë, sot nuk ka asnjë rast pozitiv

Komuna e Malishevës është stabilizuar sa i përket luftës me COVID-19.

Ishte vatra e coronavirusit në Kosovë, sot nuk ka asnjë rast pozitiv

Komuna e Malishevës ishte komuna më e prekur me COVID-19 në fillim të pandemisë, por tani gjendja në këtë qytet është stabilizuar pasi janë vetëm 12 raste aktive me COVID-19.

Asnjë rast nuk është regjistruar me COVID-19 në Malishevë në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berishës, tha se gjendja në Komunën e Malishevës, është stabile dhe nën kontroll, ndërsa shtabi komunal është në monitorim të vazhdueshëm të situatës, si dhe duke ofruar mbështetjen e plotë për të gjithë ata që në një formë apo tjetër, janë të prekur nga pandemia, si në rastet e prekura, ashtu edhe në rastet tjera.

Edhe Vitia kishte qenë komunë shumë e prekur nga COVID-19 në fillim të pandemisë, por tash dhe në këtë komunë gjendja është stabilizuar. /Insajderi.com/