Shteti islamik kërcënon të vrasë serbë, kroatë dhe tradhëtarë të muslimanëve në Ballkan në paralajmërimin e tij më të fundit ndaj rajonit, publikuar në variantin boshnjak " />

ISIS kërcënon Ballkanin, thotë së shpejti do të ecim edhe nëpër Prishtinë

ISIS kërcënon Ballkanin, thotë së shpejti do të ecim edhe nëpër Prishtinë

Shteti islamik kërcënon të vrasë serbë, kroatë dhe tradhëtarë të muslimanëve në Ballkan në paralajmërimin e tij më të fundit ndaj rajonit, publikuar në variantin boshnjak të revistës se xhihadistëve Rumiyah, raporton Top-channel.

Betohemi për Allahun se nuk e kemi harruar Ballkanin, thuhet në mesazhin e cituar nga BIRN. Në shkrimin me titull: “Ballkani- Gjak për armikun, mjaltë për miqte”, grupi terrorist lëshon paralajmërime të drejtpërdrejta për serbët dhe kroatët nisur nga roli i tyre gjatë luftërave në rajon e sidomos mizorive të kryera mbi muslimanët e Bosnjes.

Por nuk harron dhe pjesën tjetër. Shumë shpejt, ushtarët e kalifatit do të ecin në Beograd, Zagreb, Sarajevë, Tiranë, Prishtinë, Shkup e qytete të tjera duke derdhur gjakun e tradhëtarëve, trumpetohet me të madhe në artikull.

“Mos mendoni se jeni të sigurtë. Të gjithë tradhëtarët e fesë islame në Bosnje, në rajonin serb të Sanxhakut, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të asgjësohen me shpata e kama, nëse nuk i kthehen islamit është kërcënimi i egër i Shtetit Islamik”, vazhdon artikulli, edhe pse pretendon më tej se gjaku i banorëve të një pjese të këtyre vendeve është më i dashur dhe i ëmbël për xhihadistët sesa ai i serbëve dhe kroatëve.

Autori i referohet ndër të tjera dhe sulmeve të ISIS-it në Britani, Francë, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, vende për të cilat thotë se janë më të forta sesa ato ballkanike, por sërish të pambrojtura ndaj goditjeve të befasishme. Që prej shtatorit 2016, versioni boshnjak i revistës së Shtetit Islamik vazhdon të justifikojë sulmet e ndërmarra nga grupi terrorist në mbarë botën.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Bosnja është një prej eksportuesve më të mëdhenj rajonalë të xhihadistëve në Lindjen e  Mesme dhe qëllimi i revistës në fjalë është të ndikojë më së shumti tek muslimanët e varfër dhe të papunë të këtij vendi.

https://www.youtube.com/user/TopChannelAlbania