ISIS sërish thotë se sulmuesi i Las Vegas ishte ‘ushtar i Kalifatit’

ISIS sërish thotë se sulmuesi i Las Vegas ishte ‘ushtar i Kalifatit’

ISIS po vazhdon të marrë përgjegjësinë për masakrën në Las Vegas duke thënë se sulmuesi Stepgen Paddock ishte konvertuar në fenë islame gjashtë muaj më parë.

FBI thotë se nuk ka fakte se grupi terrorist kishte lidhje me 64 vjeçarin që vrau 58 persona në Las Vegas.

ISIS thotë se Paddocka ishte ‘ushtar i Kalifatit’ dhe iu referua atij me emrin Abu Abdul Barr al-Amriki që ka kuptimin e ‘Amerikani’.

Pak pas masakrës ‘agjencia e lajmeve’ e ISIS’it mori përgjegjësinë për sulmin.