
Shkrimtari Ismail Kadare është shpallur qytetar nderi i Pejës dhe laureat i takimeve ndërkombëtare letrare Azem Shkreli.
Me këtë rast, Kadare është ndjerë i nderuar për këto dy çmime dhe u shpreh falënderues, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim morën pjesë poetë nga vende të ndryshme të rajonit dhe një nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të pranishëm ishin edhe ministri i kulturës Kujtim Shala, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri dhe ambasadori amerikan Greg Delawie. /Insajderi.com