Ismaili: Albini po shpreson se Specialja ia eliminon kundërshtarët

Ismaili: Albini po shpreson se Specialja ia eliminon kundërshtarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka deklaruar se një shkrim i vjetër i Kurtit ku thoshte “shko në Hagë, Hashim” është një nga frazat më të turpshme që lideri i Vetëvendosjes ka thënë, njofton Insajderi.

Por, Ismaili shton se “Albin Kurti nuk brengoset për vlerat e luftës përderisa i duket se Gjykata Speciale i bën favore politike, duke shpresuar se ajo ia eliminon kundërshtarët. Prandaj, sulmon edhe kur nuk sulmohet”.

Ai në këto komente në llogarinë e tij në Facebook thotë se Kurti kërkon gjithmonë përçarje edhe atëherë kur uniteti është i domosdoshëm./Insajderi.com