Mungesa e parkimit të veturave vazhdon të jetë një ndër problem më të madha në kryeqytet, shkruan Insajderi.
Kështu u pa edhe në videon e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për Prishtinën, Uran Ismaili, i cili ka vazhduar bujtjet e tij në lagjet e ndryshme të Prishtinës.
Kësaj radhe, Ismaili ka qëndruar te një familje në Bregun e Diellit e që në minutat e parë u diskutua për problemin e parkimit në këtë pjesë.
“Ky është një ndër problem që përballemi, problem i kamotshëm”, ka deklaruar qytetari që ka pritur në shtëpinë e tij kandidatin e PDK-së.
Problem tjetër që preokupon këtë lagje del të jetë edhe plani urbanistik ku qytetari ankohet për mungesë të hapësirës së pushimit.
Sipas tyre, parku që gjendet në këtë pjesë është i shkatërruar.
Në videon e publikuar nga Ismaili shihet që ai ka intervenuar në këtë park duke e rregulluar atë.
“Bregu i Diellit plot rreze e pozitivitet! E bujtmja tek familja shumë mikpritëse e Yllit na frymëzoi për rregullimin e një këndi jo-funksional të lojërave për fëmijë”, ka shkruar ai.
Uran Ismaili është kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet që do të mbahen më 17 tetor./Insajderi.com