Ismaili: Barnat për personat me sëmundje kronike do të jenë falas

Ismaili: Barnat për personat me sëmundje kronike do të jenë falas

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka premtuar “barna falas për personat me sëmundje kronike”.

Këtë premtim ai e dha në kuadër të planit të Partisë Demokratike të Kosovës për Rimëkëmbje, në këtë rast atë të shëndetësisë.

“Do të jetë një listë prej 580 forma të barnave, të cilat do të jepen gjithmonë falas. Kjo nënkupton që secili qytetar që vuan nga sëmundjet kronike, siç janë tensioni i lartë, diabeti, sëmundjet e zemrës, e të tjera që klasifikohen brenda kësaj pakoje, do të jetë përfitues nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore “, ka thënë Ismaili.

Ai shtoi se ky proces do të jetë digjital. Receta do të përshkruhet në mënyrë elektronike dhe qytetari me letërnjoftim të Kosovës do të shkojë t’i marrë këto barna falas në cilëndo barnatore në Kosovë. /Insajderi.com