
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka deklaruar se partia pjesë e së cilës është ai “e ka të qartë mesazhin e qytetarëve”.
PDK ka arritur që të marrë mbi 17% të votave, por është larg nga pozita e parë të cilën e mban Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
Ismaili, përkundër rezultatit, përgëzoi institucionet dhe qytetarët për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me votë të lirë, dëshmuan edhe një herë se vendi ynë ka ndërtuar institucione që organizojnë zgjedhje të shkëlqyeshme, shumë mbi nivelin e rajonit”, ka shkruar ai ndër tjerash në Facebook. /Insajderi.com
Qytetarët e Republikës së Kosovës, me votë të lirë, dëshmuan edhe një herë se vendi ynë ka ndërtuar institucione që…
Posted by Uran Ismaili on Monday, 15 February 2021