Ismaili e PDK-së nënshkruan peticionin për faljen e gjobave gjatë pandemisë

Ismaili e PDK-së nënshkruan peticionin për faljen e gjobave gjatë pandemisë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka treguar se ka nënshkruar peticionin e iniciuar nga Partia Socialdemokrate për faljen e dënimeve më gjobë të shqiptuara gjatë pandemisë, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se e sheh të qëlluar këtë peticion, pasi që sipas saj, Qeveria ka mbyllur çdo rrugë për qytetarin që të kërkojë ndihmë.

“Vaksina jo! Shtesa jo! Dënime po. Prandaj, sot unë dhash nënshkrimin për faljen e dënimeve me gjobë në pandemi, të inicuar nga PSD-ja”, ka shkruar Ismaili.

Partia Socialdemokrate, të premten ka filluar peticionin për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve që synon faljen e gjobave të qytetarëve gjatë pandemisë.

Peticioni përfshinë periudhën prej 15 marsi të vitit të kaluar e deri me 15 maj të këtij vitit.

Kjo parti ka treguar se nga falja e gjobave janë larguar partitë politike./Insajderi.com