Ismaili: Glauk Konjufca rekrutoi aktivistët e Vetëvendosjes të “Syrit të Popullit”

Ismaili: Glauk Konjufca rekrutoi aktivistët e Vetëvendosjes të “Syrit të Popullit”

Ish-Ministri i Shëndetësisë, tani më i zgjedhur deputet nga radhët e PDKs-ës, Uran Ismaili, ka thënë se Glauk Konjufca duhet të shkarkohet sa më parë nga pozita e kryeparlamentarit.

Sipas tij, Konjufca duhet të shkarkohetm, jo për pazare politike, por për faktin se inspiroi dhe rekrutoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit”.

Këto komente Isamaili i bëri përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Glauk Konjufca duhet të shkarkohet sa më parë. Jo për pazare politike, por për faktin se inspiroi dhe rekrutoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit”. Është e papranueshme që ai ta ushtrojë detyrën e Kryeparlamentarit të Kosovës, ndërkohë që aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit” morën dënimin nga drejtësia kosovare për veprimtarinë e tyre kriminale. Nuk është çudi që aktivistët e LVV-së themeluan “Syrin e Popullit” dhe krijuan lista për të vrarë figura të ndryshme publike, përfshirë kundërshtarët politikë. Azem Vllasi i shpëtoi atentatit dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit” u kapën”, ka shkruar Ismajli.

Ai, ka numëruar disa nga akter e dhunës, që sipas Lëvizja Vetëvendosje ka ushqyerm në krye me Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcën.

“Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk është distancuar nga përdorimi i dhunës si mjet politik. Përkundrazi. Përgjatë viteve, ka përdorur dhunën dhe ka inspiruar edhe të tjerët të veprojnë njësoj. Duke filluar nga protestat me molotovë, gurët ndaj policisë, shkatërrimi i pronës publike e private, djegia e veturave. Sulmi me vezë ndaj civilëve dhe incizimi e publikimi i videove që tregonin këtë akt, që në fakt është teknikë e përdorur nga organizata të ndryshme terroriste, si shpërndarje e idesë së dhunës dhe frymëzim për zgjerimin e saj nga fanatikët e VV-së”, ka thënë ai.

Tutje, Ismaili ka publikuar një foto të Sadri Ramabajës, Njëri prej të dënuarve në rastin “Syrit të Popullit”, i cili ka qenë edhe anëtari i Lëvizjen Vetëvendosje.

“Lista dhe koha e ushtrimit të dhunës nga Lëvizja Vetëvendosje është e gjatë. Deri më sot, asnjë distancim prej tyre. Ky është tregues i qartë i mentalitetit të dhunës që ka ushqyer partia e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës me shokë e shoqe. Në sy të popullit. (Foto: I dënuari i “Syrit të Popullit”, Sadri Ramabaja, gjatë konferencës në Lëvizjen Vetëvendosje)”, ka përfunduar Ismaili.