Ismaili: Isa Mustafën e mundim si të duam

Ismaili: Isa Mustafën e mundim si të duam

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për perspektivën e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që mbahen ato.

Ismaili ka thënë, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, në T7, se PDK-ja qëndron mirë me vota aktualisht.

Ismaili është shprehur i bindur se PDK vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe nga qytetarët.

Sipas Ismailit, Lidhja Demokratike e Kosovës, që sipas sondazheve të fundit konsiderohet partia numër një në vend, nuk përbën kërcënim për PDK-në.

“Isa Mustafën mund ta mundim si të duam”, është shprehur ai, duke iu referuar kreut të LDK-së.