Ismaili: Kam paraqitur kandidaturën për kryetar të Prishtinës

Ismaili: Kam paraqitur kandidaturën për kryetar të Prishtinës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se ka paraqitur kandidaturën për kryetar komune në Prishtinë, transmeton Insajderi.

I ftuar në emisionin ‘Debat Plus’ të RTV Dukagjini, Ismaili tutje njoftoi se është duke e pritur aprovimin e partisë të cilës i takon.

“Do ta zyrtarizojë kandidaturën posa ta marr aprovimin e Kryesisë së PDK-së”, tha ai.

Deputeti i PDK-së thotë se me të marrë degën e Prishtinës nga nëntë mijë vota e ka dërguar partinë në 13 mijë vota.

“E kam mbështetjen e partisë, por do të garojë edhe për mbështetjen e qytetarëve. Kanë qeverisë edhe LDK-ja edhe LVV-ja por fatkeqësisht nuk është qeverisur mirë dhe nuk është ndryshuar kualiteti i jetës”, tha ai. /Insajderi.com