Ismaili: Kurti thoshte se Amerika nuk e do fitoren e VV-së se rrezikohet të nis lufta e tretë botërore

Ismaili: Kurti thoshte se Amerika nuk e do fitoren e VV-së se rrezikohet të nis lufta e tretë botërore

Ish-deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook , se gjatëkohës kur ishte në Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte deklaruar se Amerika nuk do që ata t’i fitojnë zgjedhjet, sepse rrezikon nisja e luftës së tretë botërore.

Ismaili ka thënë se ka dëshmitar që kanë qenë të pranishëm kur Kurti kishte dhënë këtë deklarim.

“Pasha të dy djemtë që më jetojnë në Londër nuk po rrej. Në atë mbledhje ka pasë edhe njerëz të tjerë që e dëshmojnë:

Pat thanë Albini “Amerika s’don me fitue Vetëvendosja, se rrezikon me u nisë Lufta e Tretë Botënore”. Koxha do veta patëm metë tuj e kqyrë seri çka po flet”, kishte deklaruar ai.

Pasha të dy djemtë që më jetojnë në Londër nuk po rrej. Në atë mbledhje ka pasë edhe njerëz të tjerë që e dëshmojnë:Pat…

Gepostet von Fisnik Ismaili am Dienstag, 7. Januar 2020