Ismaili: Një ilaç që kushton 8 euro, ministria e kishte blerë më parë 24 euro

Ismaili: Një ilaç që kushton 8 euro, ministria e kishte blerë më parë 24 euro

Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë në largim ka thënë se në dhjetor të këtij viti bëhen 12 milionë euro që janë blerë barna më lirë sesa në vitin 2016.

Ismaili i cili është duke kandiduar për deputet në vendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në rastin e barnave është bërë hajni. Për këtë ai ka dhënë edhe shembuj se si është bërë ky abzuim.

“Për shembull një bari që është shitur 8 euro në barnatore,  i njëjti është blerë nga Ministria e Shëndetësisë 24 euro. Arsyeja se nuk pasur  ndalje të abuzimeve me barna është se nuk ka  pas vullnet politik”, ka thënë Ismaili.

Ai është shprehur se deri më tani është e vetmja Kosova që nuk ka pas rregullore për kontroll të çmimeve dhe këtë e ka vendos me ardhjen e tij në krye të MSH-së.

Sipas Ismailit furnizimi me barna është shumë më mirë sesa ka qenë edhe pse sipas tij ka çalime por ka përmirësime në këtë sektor.