Ismaili përuron një objekt mjekësor në Gjilan: Sot iu kthye qytetarëve

Ismaili përuron një objekt mjekësor në Gjilan: Sot iu kthye qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë në largim, Uran Ismaili ka përuruar një objekt mjekësor në Gjilan.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ismaili ka shkruar se ky objekt i harruar nga investimet sot po i kthehet i transformuar qytetarëve.

“Edhe një objekt tjetër mjekësor në Gjilan, i harruar nga investimet dhe i padenjë për shërbime shëndetësore për shumë vjet, po i kthehet sot i transformuar tërësisht qytetarëve të këtij qyteti”, ka shkruar Ismaili.

Tutje Ismaili ka shkruar se “ambulancat Specialistike, të gatshme me kushte, pajijse dhe ambiente moderne për mbi 300 pacientë në ditë. Urime Gjilan”. /Insajderi.com