Ismaili: Qeverisja e LDK-së e ka shitur 32 euro barnën e 3 eurove

Ismaili: Qeverisja e LDK-së e ka shitur 32 euro barnën e 3 eurove

Uran Ismaili, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka akuzuar qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në fushën e shëndetësisë.

Në emisionin në Debat Plus Ismaili, ministri që udhëhoqi shëndetësinë në dy vitet e fundit ka hedhur akuza për qeverisjen kaluar të LDK-së, që sipas tij nuk ka bërë diçka konkrete.

Duke folur për listën e barnave esenciale dhe hajninë me barërat, Ismaili tregon se çka kishte ndodhur me çmimin e tyre më herët.

‘’Qeverisja e LDK-së e ka shitur 32 euro barnën e 3 eurove’’, ka thënë Ismaili

Ismaili këtë debat e bëri me përfaqësuesin e LDK-së, Ekrem Hysenin i cili hidhte akuza rreth barnave.