Ismaili: Të miratohet Projektligji për rregullimin e çmimit të barnave, të ndalet abuzimi me çmime

Ismaili: Të miratohet Projektligji për rregullimin e çmimit të barnave, të ndalet abuzimi me çmime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka bërë të ditur se kanë iniciuar Projektligjin për rregullimin e çmimeve të barnave dhe kërkoi që ky projektligj të aprovohet se më parë, shkruan Insajderi

Ismajli para deputetëve të Kuvendit tha se qeveria nuk po merret me çështjet që prekin direkt jetën e qytetarëve, e që sipas tij, ilaçet e 20 eurove, qytetarët gjatë pandemisë i blinin nga 200 e 300 euro.

Ismaili me tej ka shtuar se tashmë kanë iniciuar Projektligjin për këtë çështje.

“Duhet ta përkrahim këtë Projektligj për rregullimin e çmimit të barnave. Ta ndalim korrupsionin dhe abuzimin me çmimet…”, tha deputeti i PDK-së, duke kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që të mos hezitojë për këtë draftligj.

Ai tutje, ka thënë se “do ta ketë përkrahjen e PDK-së që ta ndalojë korrupsionin dhe abuzimin me çmimet e barnave”./Insajderi.com