Ismaili tregon si kursehen qindra-mijëra euro me stenda

Ismaili tregon si kursehen qindra-mijëra euro me stenda

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se vetëm brenda tre muajve të parë të këtij viti, mjekët specialistë kanë vendosur 507 stenta te pacientët, dyfish më shumë se në vitin 2018, të cilat për këtë periudhë kohore, arrinin deri në 285 sosh.

Ismaili ka shkruar në Facebook se ndjehet shumë i lumtur për ecurinë e shërbimit 24-orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin në QKUK.

“Vetëm brenda 3 muajve të parë të vitit 2019, mjekët specialistë kanë vendosur 507 stenta te pacientët, dyfish më shumë se në vitin 2018, të cilat, për këtë periudhë kohore, arrinin deri në 285 sosh. Për të njëjtën kohë, janë realizuar edhe 719 koronarografi, për dallim prej 543 në vitin e kaluar. Këto shërbime përkthehen në qindra-mijëra euro kursime të qytetarëve. Ky është shembulli më i mirë që na garanton se puna që po bëjmë sot do të jetë afatgjate dhe gjithmonë në mbrojtje të shëndetit dhe xhepit të qytetarëve tanë”, ka shkruar ai në Facebook.