Ismaili: VV-së do t’u përgjigjemi me vota

Ismaili: VV-së do t’u përgjigjemi me vota

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se të gjitha partitë politike I kanë larguar vijat e kuqe për PDK-në, pasi që sipas tij, e kanë kuptuar se PDK është duke u forcuar çdo ditë e me shumë, njofton Insajderi.

Ismaili këto komente i bëri në një konference për media, ku edhe bëri të ditur se kandidat i PDK-së, për kryeministër do të jetë Enver Hoxhaj.

“VV është parti e interesave të disa personave që janë në krye të saj. Të gjitha partitë që kanë hequr vijat e kuqe është për shkak se ato çmojnë vizionin e PDK-së dhe përvojën e madhe në qeverisje që ka. Dhe janë të vetëdijshëm që ne po forcohemi çdo ditë e më shumë në terren”, theksoi ai.

Sa i përket mundësisë së një koalicioni me LVV-në, Ismaili tha se kësaj partie do t’i përgjigjen e me vota.

“Çdo vijë e kuqe që kemi parë këtyre viteve është larguar dhe ne jemi po ata të cilët kemi qenë, për neve me interes janë programet që ua ofrojmë qytetarëve  dhe jo interesi i një personi. Ne do të dalim si parti fituese në zgjedhje, VV përgjigje do t’u japim përmes votave”, pohoi Ismaili.

PDK gjatë legjislaturës së gjashtë është përfaqësuar në Kuvend nga 24 deputetë./Insajderi.com