Ismajli i PDK-së: Në mandatin tjetër hyjmë me vizion të ri

Ismajli i PDK-së: Në mandatin tjetër hyjmë me vizion të ri

Kryetari aktual i Shtimes dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për këtë pozitë, Naim Ismajli, ka thënë se në mandatin tjetër “do të hyjmë me një vision tjetër të ri, i cili është koncepti i zhvillimit dhe punësimit”, transmeton Insajderi.

Ai para qytetarëve të Shtimes, ka thënë se ka pranuar sfidën që edhe mandatin e radhës t’ua dedikojë të gjithë qytetarëve të kësaj komune dhe se kandidaturën e tij e merr më shumë si përgjegjësi se sa privilegj.

Ismajli ka shtuar se në fushatën zgjedhore për zgjedhje komunale nuk do të merren me asnjë kandidat dhe asnjë parti “për ta elaboruar as dukjen, as punën dhe as cilësitë e tyre, sepse qytetarët e Shtimes i njohin secilin veç e veç”.

“Unë bashkë më strukturat e PDK-së do të jem ata të cilët do të bëjmë një fushatë shumë moderne, civilizuese dhe duke spikatur vlerat që i kemi”.

“Ne në mandatin tjetër qeverisës do të hyjmë me pothuajse qind për qind të infrastrukturës së përfunduar, por gjithashtu hyjmë edhe me një vizion tjetër të ri që ka filluar këtë mandat i cili është koncpeti i zhvillimit dhe punësimit”, është shprehur Ismajli./Insajderi.com